Arabia Saudite paska 600 milionë USD gati për Lionel Mesin

Synimi i mbretërisë është që të fitojë të drejtën e organizimit të Kupës së Botës 2023. Përderisa Katari ia doli, përse të mos e bëjë Arabia Saudite? Për këtë arsye, strategjia e shtetit arab është që të sjellë në stadiumet e saj yjet më të shquar të botës, qoftë edhe të moshuar. Pas Kristiano Ronaldos, synohet Lionel Mesi, dhe sipas Radio Markës, sauditët paskan 600 milionë USD gati për kampionin e botës. Ata duan që Mesi të luajë për Al Hilalin, që është ekip i kurorës. “Nëse familja pranon, Leo do të luajë në Arabinë Saudite”, – thotë agjenti i FIFA-s, Marko Kirdemir.

Sfidanti.al