Totenhem, Bajerni do të kërkojë 12 milionë euro për Nagelsmanin

Në Mynih janë të sigurt se bavarezët do të përfitojnë jo pak, nëse ish-trajneri i tyre shkon në Londër. Julian Nagelsmani mbetet nën kontratë me Bajernin, që paguan rrogën, ndërsa Totenhemi e kërkon për ta ulur në stol. Mediat bavareze shkruajnë se në “Zebener Shtrase” do të kërkojnë rreth 12 milionë euro për kartonin e trajnerit, në rast se firmos në verë kontratë me Spërsat. Nga ana tjetër, Bajerni do të shpëtonte edhe nga rrogat, pra ky do të ishte një biznes i mirë.

Sfidanti.al