Ançeloti: Duam të ndalojmë Sitin e Guardiolës, jo vetëm Halandin

Po flitet shumë për sulmuesin norvegjez si më të rrezikshmin në Europë këtë sezon, dhe këtë gjë e kanë të qartë tek Reali. Gjithsesi, Karlo Ançeloti thotë se detyra e Madridit të tij është që të dalë më mirë sesa Mançester Siti, jo thjesht të përballojë Erling Halandin. “Duam të ndalim Sitin e Guardiolës, jo thjesht Halandin, – thotë trajneri italian, – ne duam që të fitojmë. Vjet pësuam 5 gola nga Siti, por shënuam 6. Do të firmosja që kjo gjë të përsëritej”.

Sfidanti.al