Nuk ishin për të parë një ndeshje të vërtetë, sepse ajo që u luajt aty para pak ditësh u barazua 1-1 dhe shkuan kot përgatitjet për festën. Gjithsesi, napolitanët nuk hoqën dorë dhe nuk kishin sesi ta bënin përderisa ekipi i tyre i zemrës kishte “pikën e dytë të ndeshjes”, pra rastin për t’u shpallur kampion i Italisë pas plot 33 viteve. Për këtë arsye, në stadiumin “Maradona” ishin mbledhur 60 000 tifozë për ndeshjen virtuale, që e ndoqën nga ekrani i stadiumit, ndërsa shpresa ishte për të pasur kënaqësinë si në kohën e Maradonës.
Sfidanti.al