Nuk është ende sezoni i duhur për mesfushorin shqiptar, ndonëse kohët e fundit ka nisur ta shohë më shumë fushën e lojës. Kristjan Asllani u aktivizua në minutën e 78-të të ndeshjes Verona-Inter në Serinë A, duke zëvendësuar pikërisht Marcelo Brozoviçin, dhe nga tifozët zikaltër pati vlerësim për të. Trajneri Inzagi këtë herë nuk hodhi në fushë Romelu Lukakun (ndoshta, e ruan për derbin e Championsit ndaj Milanit), ndërsa mesfushori 21-vjeçar kuqezi dha kontributin e tij në fitoren 6-0, për aq sa pati mundësi. Shpresa është që në të ardhmen, të luajë më shumë.
Sfidanti.al