Si mundet që Leroi Sane fitoi sërish dashurinë tek Bajerni?!

Lojtari i krahut ka qenë shpesh herë në dyshim, edhe me ish-trajnerin Hansi Flik, edhe me pasardhësin e tij Julian Nagelsman. Gjithsesi, këto kohë Leroi Sane duket se ka rifituar dashurinë dhe respektin e humbur tek Bajerni, të paktën siç shkruajnë mediat gjermane. Kjo, ndihmuar edhe nga grushti që ai mori nga Sadio Mane, që u dënua nga ana e klubit dhe nga tifozët. Sane është bërë më i qendrueshëm në lojën e tij, duke treguar vazhdimisht cilësitë që i ka me tepricë. Tashmë, në Mynih mendojnë se futbollisti i marrë nga Mançester Siti duhet të konsiderohet i pashitshëm.

Sfidanti.al