Presidenti Florentino Perez e ka pasur huq në shumë vite, që të merrte futbollistët më të mirë të botës. E filloi me Figon, vazhdoi me Zidanin, Ronaldon, Bekamin e Roberto Karlosin, ndërsa pasoi Kristiano Ronaldo, Garet Bejl e të tjerë. Gjithsesi, këto kohë gjithçka ka ndryshuar, ndoshta edhe për shkak të situatës me Kovidin. Tashmë, “klubi mbretëror” po merr talente të rinj. E nisi me Vinisiusin, Rodrigon, Çuamenin dhe Kamavingën, ndërsa tani pritet që në “Bernabeu” të mbërrijë Xhud Belingham.
Sfidanti.al