Salihamixhiç, takime me Dejvisin dhe Musialën për të ardhmen

Janë dy nga lojtarët që cilësohen “të pashitshëm” tek Bajerni. Kështu shkruajnë në Mynih për Alfonso Dejvisin dhe Xhamal Musialën, ndaj edhe klubi po përpiqet që të sigurojë që e ardhmja e tyre të jetë në “Alianc Arenë”. Drejtori sportiv, “Brazo” Salihamixhiç, u bëri të dyve ftesë për darkë dhe diskutoi me ta. Kjo paska ndodhur disa javë më parë, dhe priten bisedime për rinovimin. Musiala ka kontratë deri në 2026, ndërsa Dejvis deri në 2027, ndërsa shumë klube europianë i duan, në Spanjë dhe në Angli.

Sfidanti.al