Tirana shpallet kampione në basketboll për meshkuj!

Është Tirana kampione e vendit në basketboll për meshkuj. Skuadra kryeqytetase realizoi një përmbysje të madhe ndaj Besëlidhjes, duke triumfuar 3-2 me fitore në serinë finale të plej ofit, pasi u ndodh 2-0 në humbje. Titulli u përcaktua nga ndeshja e pestë e luajtur në Pallatin e Sportit “Asllan Rusi” në kryeqytet, dhe që u fitua nga Tirana me shifrat 89-64. Një sukses i thellë dhe plotësisht i merituar. Ndeshja ishte fortë deri në fundin e pjesës së parë, ku tiranasit kryesuan ndaj lezhjanëve vetëm me 3 pikë diferencë, por pjesa e dytë ishte ndryshe. Ekipi i trajnerit Erkand Karaj tregoi forcë karakter, por edhe cilësi në lojë. Ky ishte titulli i 21-të kampion i fituar nga Tirana në historinë e saj.