Mediat bavareze nxisin Bajernin që të marrë … Lionel Mesin!

Kuptohet që nuk mund të premtohen rrogat që mund t’i japë Arabia Saudite. Kjo nuk mund të ndodhë, por gjithsesi një Lionel Mesi që të veshë fanelën e Bajernit ka kuptim. Të paktën, kështu mendojnë disa media bavareze që nxisin klubin për ta marrë superyllin 35-vjeçar, që shpejt do të mbushë 36. Mesi do të largohet nga Paris SG, kjo duket e sigurt, ndërsa për të luajtur tek Barcelona do të duhen sakrifica të mëdha financiare. Pasi provoi La Ligën dhe ligën franceze, magjistari i topit mund të donte të shijonte veshjen e fanelës së lavdishme bavareze, për të fituar Bundesligën e për të synuar Championsin. Natyrisht, rroga për të nuk do të ishte më shumë se 30 milionë euro në vit.

Sfidanti.al