Në Spanjë thonë se Mesi kishte të drejtë që iku pa leje!

Paris Sent Zhërmen i ka dhënë goditjen e fundit raportit me Lionel Mesin. Klubi parizien reagoi në mënyrën më të fortë të mundshme pas udhëtimit të shumpërfolur të sulmuesit drejt Arabisë, duke e pezulluar atë për dy javët e ardhshme. Kampioni i botës nuk e ndryshoi agjendën e tij dhe menjëherë pas humbjes në Ligën 1 kundër Lorient mori avionin me destinacion Riadin për një impenjim personal komercial. Kjo bëri që ai të mungojë në seancën stërvitore të programuar të skuadrës gjatë ditës së hënë.  Ky veprim nuk është pritur mirë nga klubi parizien që është përgjigjur me një dënim të ashpër, i pari për Lionel Mesin, i mësuar me një trajtim të privilegjuar në karrierën e tij. Gjithsesi, mediat në Spanjë shkruajnë se Mesi u bazua tek një rregull në PSG, që në fillim të javës nuk bëhet stërvitje, ndërsa kur u ndryshua rregulli ai ishte ndërkohë në udhëtim. Mediat franceze flasin për një “çarje totale”.

Sfidanti.al