Ernest Muçi arrin në 4 gola dhe 7 asistë në sezon në Poloni!

Nuk e ka problem as kur nuk është titullar. Ernest Muçi është një garanci për Legian e Varshavës, duke e treguar vetën qoftë në formacion, apo edhe si zëvendësues, siç bëri në sfidën e fundit. Sulmuesi i Shpresave dhe që pret të jetë në kombëtare realizoi golin e dytë në fitoren 2-0 ndaj Vislës së Plockut. Muçi nuk luajti edhe aq shumë këtë herë, duke hyrë në fushë vetëm në minutën e 62-të, por gjithsesi e shënoi emrin tek lista e shënuesve, madje duke bërë gjithçka vetë. Ish-sulmuesi i Tiranës, sot në moshën 22-vjeçare, ka 4 gola e 7 asistë këtë sezon në elitën e Polonisë. Në nisje të pjesës së dytë, për Legian u aktivizua shqiptari tjetër, mesfushori Çelhaka, dhe që të dy patën meritën e tyre në këtë fitore.
Ata morën nota pozitive për paraqitjen. “Kështu është, shkruan faqja zyrtare e klubit në Instagram, dhe tani me të gjitha forcat për finalen e Kupës së Polonisë!” Legia nuk ka asnjë shpresë të fitojë titullin duke qenë në vendin e dytë, 11 pikë prapa Rakovit të Çestohovës, por mund të marrë Kupën, dhe në 2 maj do të jetë pikërisht përballë Rakovit në stadiumin që do ta luajë në qytetin e saj, në “Stadiumin Kombëtar” në Varshavë.
Sfidanti.al