Kërkohet finalja e Stambollit dhe presidenti Çang ka dhënë fjalën. Futbollistët e Interit dhe stafi teknik do të kenë një shpërblim prej 2 milionë eurosh nëse do të eliminojnë Milanin në gjysmëfinale të Championsit. Çang do të donte të ishte i treti president i Interit si kampion i Europës, pas Anxhelo dhe Masimo Moratit. Besohet se nuk dëshiron ta shesë klubin, por duhet gjetur mënyra për të shlyer borxhet.
Sfidanti.al