Barcelona ka gati projektin për “Kamp Noun” e ri, 2.8 miliardë euro

Kur flitet për borxhet në këtë sistem është njëlloj sikur të flitet për një lojë të bukur me zjarrin. Nëse ia del, edhe duke qenë vazhdimisht borxhli, sërish quhesh i suksesshëm, ndërsa të përbuzin thjesht kur falimenton plotësisht apo vret veten. Barcelona është një nga ata klube që vetë historia e ndihmon të përballojë mbi 1 miliardë euro borxhe, dhe ja ku ka gati projektin e kompleksit të ri “Kamp Nou” prej 2.8 miliardë eurosh, që duhet ta ndihmojë të nxjerrë më shumë fitime. Nuk dihet kur nisin e përfundojnë punimet, ndërsa pritet që në Katalonjë të kthehet Mesi.

Sfidanti.al