Fitore e madhe e Lejkërsave dhe kualifikim ndaj Memfisit

Suksesi ishte i thellë, 125-85, falë një skuadre që është kthyer në pretendente dhe falë edhe dëmtimit të Xha Morantit. Los Anxhelos Lejkërsat e shfrytëzuan faktorin fushë duke kaluar Memfisin e duke qenë tani në raundin e dytë të plej ofit në NBA. Përballë do të ketë fituesin e çiftit Sakramento-Golden Stejt në gjysmëfinalen e Konferencës Perëndimore. Lebron Xhejms shënoi 22 pikë, kapi 5 topa në tabela e shërbeu 6 asistë, Entoni Dejvis arriti në 31 pikë dhe 14 topa në tabela, ndërsa Rasëll pati 31 pikë.

Sfidanti.al