Pas shtatë sezonesh si “topçi”, mesfushori shqiptar i Zvicrës po bëhet gati të thotë “lamtumirë”. Granit Xhaka mund të mos jetë në planet e trajnerit Mikel Arteta, edhe pse ka luajtur mjaft mirë këtë vit. Mediat angleze shkruajnë se Arsenali do të dëgjojë ofertat që mund të vijnë për kapitenin e Zvicrës, që ka luajtur gati 300 ndeshje në Londër. Arteta kërkon të mbledhë fonde për të bërë blerje të reja.
Sfidanti.al