Përse Uli Hënesi pati një debat aq të ashpër me Tomas Tuhelin?!

Në të vërtetë, ish-presidenti sot ka një rol honorifik, veçse realiteti duket ndryshe. Uli Hënes po bëhet gjithnjë e më i domosdoshëm tek Bajerni i Mynihut, sidomos në një periudhë të tillë krize kur trajneri Nagelsman u shkarkua, trajneri i tanishëm Tuhel është në pozita të vështira, dhe po kështu janë edhe drejtuesit e klubit si Herber Hainer, Oliver Kahn dhe Hasan Salihamixhiç. Hënesi ishte në fushën e stërvitjes në “Zebener Shtrase” ku diskutoi pikërisht me Tuhelin. Gjithsesi, diskutimi u duk se ishte tepër i nxehtë, dhe Hënesi bëri shumë veprime me duar e me këmbë. Nuk dihet nëse ishte thjesht “i zjarrtë” në fjalët e tij, apo edhe kritik dhe qortues për trajnerin.

Sfidanti.al