Golat e sulmuesve tek Milani kushtojnë nga 2 milionë euro secili!

Nuk po flasim për Olivie Zhirunë, pasi francezi vazhdon ta bëjë punën e tij, por për dy të tjerët. Janë Ante Rebiç dhe Divok Origi që kanë shënuar të dy bashkë 5 gola deri tani. Edhe pse kjo nuk është reflektuar plotësisht në ecurinë e Milanit, që ka 51 gola në Serinë A po aq sa Interi dhe Atalanta, sërish kostoja është e lartë. “La Gazeta delo Sport” shkruan se duke pasur parasysh rrogën dhe taksat që paguhen, secili gol i dy sulmuesve kushton 2 milionë euro.

Sfidanti.al