Nagelsmani nuk i ndahet Londrës, jo tek Çelsi veçse pranë Totenhemit

Humbja 1-6 në Njukasëll tregoi se Spërsat kanë nevojë për një trajner të vërtetë, jo për ndihmësin e Antonio Kontes (megjithë respektin për Stelinin). Tashmë, zërat janë që Julian Nagelsman mund të përzgjidhet si njeriu i stolit për Totenhemin, pasi më parë u fol për të, dhe pasi u njoftuar se tekniku gjerman nuk do të garojë për postin tek Çelsi. Pritet të shihet se çfarë do të ndodhë, por Nagelsmani ndoshta do të bjerë dakord me presidentin Daniel Levi për ta provuar së bashku që ta ngrejnë skuadrën londineze sezonin që vjen.

Sfidanti.al