Mançester Junajtidi ka kaq shumë probleme me dëmtimet

Në Sevilje, trajneri Erik Ten Hag nuk pati Rafael Varanin, Lisandro Lopezin, Alehandro Garnaçon që ishin të dëmtuar, Bruno Fernandesin të pezulluar dhe Markus Rashfordin e Ljuk Shoun vetëm të aftë për ta nisur ndeshjen në stol. i vetmi mbrojtës i qendrës në dispozicion për gjysmëfinalen e Kupës së Anglisë ndaj Brajtonit në “Uembli” është Viktor Lindelof. Problem tjetër është forma e lojtarëve, aq sa Ten Hagu po mendon që shumë prej tyre të largohen në verë, dhe ka media që shkruajnë se mund të ikin deri në 17 vetë.

Sfidanti.al