Nuk do të jetë aspak e lehtë edhe pse diferenca për momentin është 6 pikë. Liverpuli ka tani 50 pikë në renditjen e Premier Ligës, pas fitores 3-2 ndaj Notingem Forestit, ndërsa vendi i katërt ka 56 (Njukasëlli). Gjithsesi, diferenca është pak e rrejshme sepse Njukasëlli ka luajtur një ndeshje më pak. Në “Anfild”, shënoi dy gola Diogo Zhota dhe një herë realizoi Mohamed Salah në fitoren e vështirë 3-2. Notingemi u përgjigj pas dy golave të parë të të kuqve të Jurgen Klopit me ish-yllin liverpulas, Neko Uilliams dhe me Gibs-Uajtin. Gjithsesi, Salah shënoi në 70’ për të vulosur shifrat 3-2.
Sfidanti.al