Çfarë po ndodh me Bajernin e Tuhelit? Do ta humbë edhe Bundesligën?!

Perandoritë kanë gjithmonë periudhën që ngjiten në “zenith”, por edhe atë që perëndojnë. Kështu duket se po ndodh me një perandori të madhe futbolli, atë të Bajernit të Mynihut. Ekipi që ka dalë 10 herë radhazi kampion i Gjermanisë, dhe që në këta vite fitoi dy herë Championsin, është në rënie të lirë dhe humbi edhe kreun e Bundesligës.

Disfata 1-3 në Mainc, shoqëruar me fitoren 4-0 të Dortmundit ndaj Frankfurtit, bëri që Borusia të ngjitet në vend të parë të kampionatit me 60 pikë ndaj 59 të bavarezëve. Tomas Tuhelit po i shkon gjithçka për keq, dhe shumë tifozë po ëndërrojnë kthimin e Julian Nagelsmanit. Me Tuhelin erdhi eliminimi nga Kupa, disfata ndaj Mançester Sitit në Champions dhe tani humbja e vendit të parë në Bundesligë.

Sfidanti.al