Jokiç i kthehet “huqit” dhe Denveri kryeson 3-0 ndaj Minesotës

Qendra nga Serbia ishte sërish në formën e tij të zakonshme, pasi kaloi problemet me dëmtimet. Nikola Jokiç realizoi një tripëll dabëll në fitoren 120-111 të Denverit ndaj Minesotës, këtë herë në fushë kundërshtare. Nagetsat kryesojnë 3-0 dhe asnjë skuadër nuk ia ka dalë ta përmbysë këtë diferencë humbjesh. Jokiç pati 20 pikë, 11 topa në tabela e 12 asistë, ndërsa Entoni Eduards shënoi 36 pikë për Minesotën, por që nuk patën vlerë.

Sfidanti.al