Denveri arrin fitoren e dytë, Marrej kthehet në … Jokiç

Këtë herë ishte talenti tjetër i madh i skuadrës që dha spektaklin dhe siguri fitoren. Xhamal Marrej shënoi 40 pikë në suksesin që Denveri arriti ndaj Minesotës me shifrat 122-113. Një ndeshje plej ofi që i dha epërsinë 2-0 në këtë seri, të cilën e kryesoi deri në 21 pikë avantazh, por pastaj rrezikoi ta humbiste. Nikola Jokiç, që ka vuajtur me dëmtime këto kohë, shënoi 27 pikë, dhe iu afruar tripëll dabëllit me 9 topa në tabela e 9 asistë.

Sfidanti.al