Armando Broja pritet të vazhdojë tek Çelsi

“Operacioni Fshesa” pritet të jetë i ashpër në verë, dhe disa lojtarë do të duhet të largohen. Të tillë janë Kulibali, i ardhur me bujë nga Napoli, dhe Kai Haverc, talenti gjerman që nuk po mundet të japë maksimumin tek Çelsi. Nuk dihet se çfarë do të bëhet me Romelu Lukakun, kur ai të kthehet nga Interi, ndërsa ka pikëpyetje për mbrojtësin Kukureja si dhe për “djalin e shtëpisë”, Mejzën Maunt të cilin e kërkon Liverpuli. Sidoqoftë, sipas tabloidit “Deili Meil”, Armando Broja duhet të vazhdojë tek Çelsi, pasi pronari Tod Boehli e vlerëson, ndonëse duhet pritur se cili do të jetë trajneri i ri dhe se çfarë planesh do të ketë ai.

Sfidanti.al