Këtë herë ndeshja u zhvillua, nuk pati lajmërime për kërcënime gjyqtarësh me jetë e me familje, ndonëse pak ditë më parë u tregua “tmerri i zi”. Bylisi zbriti në fushë për të luajtur ndaj Kastriotit, po ashtu edhe arbitrat pranuan të ndanin drejtësinë, ndërsa ajo që ndodhi në fushë ishte një “kërcënim në krah të kundërt”. Krutanëve iu dha karton i kuq që në minutën e 7-të, ndërsa më pas mallakastriotët shënuan dy herë, në 17’ dhe 37’.
Gjithçka u mbyll pa u mbushur as 40 minuta lojë, ndërsa njeriu i shkretë pyet veten se cilat ishin këto “forca madhore” që ndikuan në një ndryshim kryekëput të situatës! Po ashtu, siç pyet sesi mundet që Laçi e pësoi me Kastriotin me arbitrat që u kërcënuan dhe manipuluan nga halli, dhe sesi e fitoi ndaj Partizanit, ku gjyqtarët u duk se kishin fituar lirinë, të paktën nga krahu i miqve.
Sfidanti.al