Dikur, Agustin Kola u shfajësua për një ndeshje në Athinë ndaj Greqisë në eliminatoret e Kupës së Botës 1986 se u verbua nga dritat e prozhektorëve që nuk gjuajti siç duhet një top me kokë. Kanë kaluar gati 40 vjet, dhe trajneri i Barcelonës thotë diçka që i afrohet, ndonëse në “sens të kundërt”. “Nuk jemi mësuar të luajmë në orar me diell, – tha Ksavi pas barazimit 0-0 në Getafe, – kjo është gjë që duket, por tashmë na vjen një tjetër ndeshje në orën 16:15. Po ashtu, terreni nuk na ndihmoi, ndonëse këto nuk duhet të shërbejnë si justifikime”. Ksavi deklaroi se pret kthimin e disa lojtarëve nga dëmtimet.
Sfidanti.al