Murinjo: Fejënordi? Jam më shumë optimist sesa pesimist!

Nuk dihet nëse Paulo Dibala do t’ia dalë për të enjten, ndërsa ishte në tribunë në sfidën Roma-Udineze. Nga ana tjetër, Tami Abraham ishte në stol dhe pastaj hyri në fushë për të shënuar një gol. E tillë situata tek Roma në prag të ndeshjes së kthimit të çerekfinales së Ligës së Europës. Fejënordi vjen në “Olimpiko” dhe Murinjo pyetet sesi ndihet dhe nëse do të luajë Dibala. “Ndoshta Paulo luan, – tha portugezi, – gjithsesi, unë jam më shumë optimist sesa pesimist. Fitorja ndaj Udinezes ishte e merituar, por jo e lehtë. Më vjen mirë që kemi shumë italianë në ekip, që kemi një bllok italian”.

Sfidanti.al