Mungesa e tij në sfidat e kaluara me kuqezinjtë u ndje, madje shumë. Gjithsesi, tifozët e Napolit mund të jenë të lumtur që Viktor Osimhen do të kthehet në ekip dhe madje pritet të jetë titullar në sfidën e Championsit këtë mesjavë në stadiumin “Maradona”. Të Kaltrit e trajnerit Spaleti kanë nevojë për shënuesin e tyre më të mirë pasi duhet të përmbysin humbjen 0-1 të pësuar në “San Siro”, ndërsa Osimhen i kënaq tifozët edhe më shumë. “Unë jam në një nga ekipet më të mirë të botës, – thotë, ndërsa pyetet për interesimin e emrave të Europës, – jam i lumtur këtu. Nuk mund të kërkoj më shumë”.
Sfidanti.al