Trajneri duhet të presë, por jo sepse ka bërë ndonjë gabim. Në “Emirejts” mendojnë se Mikel Arteta nuk duhet të shqetësohet, po ashtu as skuadra ndërsa vazhdon lufta e vështirë me Mançester Sitin për rinovimin e kontratës. Mediat angleze raportojnë se drejtuesit e Arsenalit do të durojnë deri në përfundimin e sezonit për të rinisur takimet për kontratën e re. Arteta është një nga teknikët më të paguar në Premier Ligë me 8.3 milionë paundë në sezon rrogë dhe vlen deri në 2025. Madje, 41-vjeçari është një nga më të paguarit në Europë dhe në botë.
Sfidanti.al