Arsenali gabon sërish, vërtet po e ndjen presionin e garës për titull

Kur konkurron me një skuadër të jashtëzakonshme si Mançester Siti, natyrisht që nuk është aspak e lehtë. Arsenali po e kupton sa më shumë afrohet fundi i kampionatit, sesa e vështirë është të fitohet titulli në Premier Ligë ndërsa ke punë me “korracatën” e Guardiolës. Pas barazimit 2-2 në “Anfild” ndaj Liverpulit, “topçinjtë” bënë një tjetër hap të gabuar, duke u ndalur në një tjetër 2-2 në fushën e Uest Hemit. Derbi londinez nuk u fitua edhe pse ekipi i trajnerit Arteta ishte në epërsi 2-0 që në minutën e 10-të. Gabriel Zhezus dhe Martin Odegard shënuan golat, por Said Benrahma me penallti dhe Xharrod Bouen barazuan deri në 54. Tashmë, Arsenali kryeson renditjen me 74 pikë ndaj 70 të Sitit, por duke pasur një ndeshje më shumë të luajtur.

Sfidanti.al