Nota kontradiktore për Asllanin, ndryshe mendon “Mediaseti”, ndryshe “Eurosporti”!

Nuk është se u duk shumë në fushë, dhe nuk pati habi. Kristjan Asllani ishte vërtet titullar këtë herë, por ishte pjesë e një Interi të çoroditur që u mund në “San Siro” nga Monza në sfidat e kësaj jave në Serinë A. Mesfushori shqiptar luajti për 71’ ndërsa trajneri Simone Inzagi bëri rotacion në prag të sfidës së kthimit ndaj Benfikës në Champions. Vlerësimt e mediave italiane për 21-vjeçarin ishin kontradiktore.

“Sportmediaset” i jep një notë të mirë 6, madje duke e vendosur mbi shokët e repartit me më shumë emër se ai, si Barela apo Çalhanoglu. Gjithsesi, tjetër mendim kishte “Eurosporti” që i dha 5.5, më pak sesa Barela e duke e kritikuar se ishte i drojtur, se shfaqi nervozizëm dhe se i solli pak cilësi ekipit. “La Gazeta delo Sport” e kritikoi të gjithë skuadrën zikaltër, përfshirë Asllanin e gjithë të tjerët, duke e cilësuar sezonin në Serinë A si “katastrofë”, e duke theksuar se “mirë që ekziston Championsi” ku Interi mund të dalë në gjysmëfinale.

Sfidanti.al