Kanë ikur me kohë vitet kur Lionel Mesi dhe Kristiano Ronaldo luftonin për titullin dhe për Këpucën e Artë. Në atë kohë, liga spanjolle e futbollit ishte më tërheqësja në botë, të paktën për dy ekipet si Barcelona dhe Reali i Madridit, ndërsa sot ka shumë më tepër llogari, e shumë më pak gola. Katalanasit e shkëlqyer, simboli i lojës sulmuese pa kompromis, ka tre ndeshje radhazi pa shënuar, ndërsa barazoi 0-0 në fushën e Getafes. Në një sfidë ku u dëmtua Sergi Roberto, dhe ku munguan sërish të lënduarit Pedri e Dembele, Barça nuk ia doli megjithë epërsinë e madhe. Megjithëse në fushë ishte Robert Levandovski. Gjithsesi, epërsia e ekipit të Ksavit është 11 pikë mbi Realin, kur duhen edhe 9 ndeshje deri në fund.
Sfidanti.al