Ndryshime në formacion pati, por jo rrënjësore. Trajneri Simone Inzagi nuk ruajti aq shumë forca për mesjavën e Championsit, ndoshta edhe sepse Interi e fitoi 2-0 sfidën në Portugali ndaj Benfikës, veçse përgjigja që mori nga lojtarët nuk ishte ajo që priste. Disfatë e papritur në “San Siro”, 0-1 me Monzën, një rezultat shumë herë më i keq sesa barazimi 1-1 i Milanit në Bolonjë. Kjo do të thotë se zikaltërit rrezikojnë shumë të mos kualifikohen për në Champions sezonin e ardhshëm duke qenë në vend të 5-të me 51 pikë, me Atalantën shumë pranë. Kristjan Asllani luajti titullar dhe ishte në fushë 71’, ndërsa mbrojtësi Luka Kaldirola përcaktoi ndeshjen me golin e minutës së 78-të.
Sfidanti.al