Juventusi thotë se portieri Shezni është shumë mirë

Frika ishte e madhe pasi numri 1 polak u largua nga fusha në minutën e 44-ët në ndeshjen e Ligës së Europës ndaj Sportingut. Vojçieh Shezni ndjeu shqetësime në gjoks dhe u mendua se mund të kishte ndonjë ndërlikim me zemrën. Gjithsesi, klubi bëri analizat mjekësore dhe njoftoi publikisht se Shezni ishte mirë me shëndet. Shpresohet që analizat të bëhen të plota sepse përderisa polaku la fushën, do të thotë se ai nuk u ndje mirë.

Sfidanti.al