Fiorentina qenka favorite për Ligën e Konferencës!

Fiorentina konfirmohet edhe një herë si një prej favoritëve për të fituar edicionin e dytë të Konference Ligës. Skuadra italiane siguroi përpara kohe biletën për në gjysmëfinalet e turneut pas fitores 4-1 në transfertën kundër Lek Poznan. Çerekfinalja e vajtjes u zgjidh me lehtësi për miqtë, që shënuan golin e eprësisë që në minutën e 4-rt me Kabral. Polakët barazuan përkohesisht, por Niko Gonzales ktheu avantazhin e Fiorentinës në pjesën e parë. Pas pushimit, italianët vulosën fitoren dhe kualifikimin me dy gola të tjerë që mbajnë firmën e Bonaventurës dhe Ikone.

Afrohet me gjysmëfinalet edhe Anderleht. Belgët mundën 2-0 AZ Alkmar. Murijo në pjesën e parë dhe Ashimeru në të dytën vendosën suksesin e skuadrës vendase, që pret e qetë çerekfinalen e kthimit. Pa fitues u mbyllën dy sfidat e tjera. Uest Hem nuk shkopi më shumë se barazimi 1-1 në transfertën e Gent, duke shtyrë kualifikimin për në ndeshjen e kthimit që do të luajë në shtëpi. Ndërkohë, Bazel me kapiten Taulant Xhakën u ndal në fushën e tij 2-2 nga francezët e Nisës.

Sfidanti.al