Është finalja për të, apo më mirë të themi janë dy finale. Trajneri i Interit, Simone Inzagi, e di se udhëtimi i tij ose do të arrijë fundin, ose do të fitojë “oksigjen” për të vazhduar ndoshta deri në fund të sezonit. Në lojë nuk është pak, por gjysmëfinalja e Championsit dhe çerekfinalja e parë luhet në fushën e Benfikës, në “Stadiumin e Dritave” në Lisbonë. Benfika është skuadër e fortë, – thotë Inzagi, – me vlera, – por, ne jemi Interi. Jemi përgatitur dhe kemi arritur këtu për rezultat. Benfika ka luajtur gjithmonë mirë në shtëpi, është e para në kampionat, eliminoi Juventusin dhe u kualifikua në grup me PSG-në”.
Sfidanti.al