UEFA planifikon të aplikojë një rregull të ri 

Federata e Futbollit të Evropës, UEFA, po planifikon që të aplikojë një rregull të ri që ta kufizojë numrin e lojtarëve në secilin klub dhe, në këtë mënyrë, pritet që të ndryshojë edhe sistemi i tranferimeve, njoftoi presidenti i UEFA-s, Aleksandar Ceferin. “Ne do të marrim masa, me qëllim që ta kufizojmë numrin e lojtarëve në një klub dhe, kështu, do të ndryshojë edhe politika e transferimeve. Duhet të ndërpritet praktika e përqendrimit të futbollistëve të talentuar vetëm në disa klube. Ne nuk duhet të kemi frikë nga ndryshimet. Nuk duhet të lejojmë që të rritet dallimi mes klubeve të mëdhenj dhe atyre më të vegjël”, tha Ceferini. Ndodh shpesh që klubet e mëdhenj evropianë kanë më shumë se 30 lojtarë në përbërje të tyre që, në fakt, është shumë, kështu që një numër prej tyre u jepet hua klubeve të tjerë.

sfidanti.al