“Pirati” Muriqi vjedh “thesarin” në Spanjë me dy gola!

E tregoi sërish sesa vlen. Vedat Muriqi është njëri nga sulmuesit më të mirë të La Ligës spanjolle, ndërsa ishte vendimtar në rezultatin 3-3 të Majorkës së tij në fushën e Vajadolidit. Sulmuesi i Kosovës fillimisht barazoi rezultatin në 53’, me një goditje të fortë me kokë, ndërsa u duk se Majorka po shkonte drejt fitores kur përmbysi rezultatin. Gjithsesi, ndodhi ndryshe dhe skuadra e Muriqit rrezikoi të humbiste. Pavarësisht përpjekjeve të futbollistit shqiptar, që u tregua vazhdimisht i rrezikshëm, Vajadolidi kaloi në epërsi kur mbeti edhe fare pak kohë deri në fund. Në sekondat përmbyllëse të minutës së 94-të, 28-vjeçari ruajti gjakftohtësinë për të vulosur rezultatin 3-3 nga pika e bardhë e penalltisë.

Me këto dy rrjeta, ai ka 10 gola këtë sezon në La Ligë, duke qenë jo larg zonës së podiumit në renditjen e Këpucës së Artë që kryesohet nga Levandovski dhe Benzema. “Pirati Muriqi” i vodhi “thesarin” Vajadolidit në minutën e 94-ët, ishte komenti i të përditshmes “Marka”. Muriqi i siguroi ekipit të tij pikën e parë jashtë fushe për vitin 2023, dhe të parën që nga nëntori 2023, kur ia doli në fushën e Vijarrealit.

Sfidanti.al