Mjaft pozitive paraqitja e Elseid Hysajt në Serinë A italiane. Zv. Kapiteni i kombëtares ishte jo vetëm titullar për Lacion në fitoren e rëndësishmë 2-1 ndaj Juventusit, por edhe luajti një rol të rëndësishëm sidomos në mbrojtje. Për këtë arsye ai mori nota mjaft të mira dhe lavdërime. Mbrojtësi kuqezi mori vlerësime mjaft të mira. “Eurosporti” i dha notën 6.5 duke theksuar se në prapavojë anuloi një yll si Di Maria, ndonëse nuk dha ndonjë kontribut të madh në sulm. E njëjta notë edhe nga “goal.com”, që komenton se Hysaj detyroi Kuadradon të luante më prapa se zakonisht. Bën duel mirë me Di Marinë dhe Danilon. “Skaj Sporti” i dha shqiptarit notën 6, pra pak më poshtë sesa mediat e tjera, por gjithsesi gjykimi për lojën e tij ishte pozitiv.
Sfidanti.al