Thonë se në javën e 27-të, “ u vranë bilbilat”, pasi u anulluan gola dhe u dhanë penallti me VAR, arbitrat ishin mëse të trullosur. Nuk e thotë kush se nga vjen trullosja, por edhe nëpërmjet një batute, që është bërë virale mes arbitrave, mund të..kapësh lepurin! . Paska dhënë një intervistë në ekran arbitri Enea Jorgji dhe ka spiunuar të vërtetën e madhe se në ndeshjen për titull Kukësi-Skënderbeu, ( e harruat tashmë) ku ai u shpall “ bomberi i mëkatit”..nuk paska qënë vetja! “Atje nuk isha unë, – ka qënë deklarata kampione e arbitrit.
Ky vetmohim i Jorgjit është bërë viral mes arbitrave dhe komentet kanë ndriçuar dhomën e errët,madje dhe fanatazinë e bilbilave. Dikush nga arbitrat paska thënë : “ Që nuk ishte Enea atë ndeshje, unë e dija këtë sekret, por sa i ngjante ai që ishte në fushë..” Kjo batutë, ndezi fitilin dhe disa nga arbitrat kanë rrëfyer se shpesh u ka ndodhur në ndeshje , që të mos jenë ..vetja! Nuk dine te tregojnë se [farë u ndodh para ndeshjes, dinë që humbasin veten per 1 orë e gjysëm…
Tamam si tek filmi “Roftë Zapata” kur të gjithë fshtarët thonin “unë jam Zapata” që të mos gjendej i vërteti, edhe arbitrat, që të mos kapet “Zapata i tyre” , pranojnë se shpesh u ndodh t’i prishet trafiku i vetkontrollit, të mos jenë..vetja ! Mirë që nuk mbajnë mend emrin e tyre, por nuk të thonë as emrin e atij që ua vjedh emrin….
Sfidanti.al