Lukaku humb ndeshjen e dytë të Kupës për shkak të një festimi!

Ishte një lloj veprimi i “kopjuar”, një “plagjiaturë”. Kështu mund të quhet festimi i bërë nga Romelu Lukaku pas golit të shënuar me penallti ndaj Juventusit në Kupën e Italisë. Ai qendroi në vend, i heshtur, me një dorë që bëri nderimin ushtarak, dhe me tjetrën që u vendos para buzëve, si për të thënë “heshtni”. Këtë festim e ka bërë i pari Doku i Belgjikës, dhe pastaj vetë Lukaku në Suedi-Belgjikë (0-3). Në Torino, ai mori të verdhën e dytë për këtë dhe u përjashtua me të kuq. Pati edhe acarim të Juventusit dhe 3 të kuq gjithsej. Lukaku pra e ka humbur gjysmëfinalen e dytë të Kupës.

Sfidanti.al