Tomas Myler nuk hyn në diskutimet për ndërrimin e trajnerit tek Bajerni

Sulmuesi që shënoi dy gola në ndeshjen e parë nën drejtimin e Tomas Mylerit nuk deshi të jepte një mendim lidhur me atë që ndodhi në skuadër. Pyetjet janë të shumta pasi drejtuesit shkarkuan Julian Nagelsmanin dhe emëruan Tomas Mylerin, por Myleri bëri një “lëvizje me bel”. “Ky është një vendim i klubit, – thotë ai, – unë e kam një mendim, por nuk kam ndërmend që ta them. Ne lojtarët duhet ta pranojmë situatën dhe të vazhdojmë përpara. Kjo do të thotë se ne nuk kemi bërë gjënë e duhur në fushë”.

Sfidanti.al