Pep Guardiola ikën nga Siti nëse nuk fiton asnjë trofe!

Pas fitores së madhe 4-1 kundër Liverpulit, gjithçka duket se shkon në mënyrën më të mirë te Manchester Siti. Por në të vërtetë gjërat nuk janë “fushë me lule” në skuadrën angleze. Gjithçka lidhet me të ardhmen e Pep Guardiolës. Sipas mediave britanike në klubin e “Qytetarëve” kanë nisur të mendojnë seriozisht mundësinë për një ndryshim në pankinë. Gjithçka do të vendoset në fund të sezonit, por e sigurtë është që pa trofe, Guardiola duhet të largohet. Manchester Siti është në garë për mbrojtjen e titullit kampion në Premier League.

Një mision i vështirë duke parë ecurinë e kryesuesëve të Arsenal. Po ashtu, kampionët në fuqi të Anglisë vazhdojnë rrugën edhe në objektivin Champions, teksa në çerekfinale do të luajnë ndaj favoritëve të tjerë të Bajernit të Mynihut. Triumfi në Ligën e Kampioneve do të ishte maksimumi dhe trofeu i shumëpritur në klubin anglez. Në rast të kundërt, pra nëse ky sezon përfundon pa asnjë trofe, aventura e Pep Guardiolës mund të quhet e mbyllur. Te Manchester Siti nuk duan të kapen në besfasi dhe për këtë kanë një preferencë për pasardhësin e Guardiolës. Bëhet fjalë për një tjetër spanjoll si Luis Enrike që është pa skuadër pas largimit nga kombëtarja iberike në fund të Botërorit 2022.

Sfidanti.al