Tifozët e Interit i thonë Asllanit: Me këtë trajner “kriminel” nuk mund të luash kurrë!

Në stërvitje është krah për krah me yjet. i tillë Kristjan Asllani që mbetet krenar si pjesë e Interit të Milanos, veçse prej kohësh nuk po e sheh fushën. Mesfushori kuqezi hodhi në Instagram një foto nga stërvitja në prag të ndeshjes ndaj Fiorentinës, dhe reagimet ishin të shumta. Mjaft tifozë u hodhën kundër trajnerit Simone Inzagi që nuk po e aktivizon fare që pas finales së Superkupës, duke e quajtur deri “kriminel”, duke kërkuar largimin e tij, e duke u habitur se përse hedh në fushë Galiardinin në vend të Asllanit. Jo vetëm tifozët, por edhe drejtuesit i kanë kërkuar Inzagit që t’i japë më shumë besim shqiptarit, të paktën siç informojnë mediat italiane.

Asllani ka luajtur shumë pak këtë sezon, dhe kjo kryesisht në fazën e parë dhe gjatë muajit janar të këtij viti deri në Superkupën e Italisë fituar ndaj Milanit. Pritet që kjo situatë të ndryshojë sezonin e ardhshëm, kur në mesfushën e Interit të ndodhin ndryshime e të largohet Marcelo Brozoviç. Ndoshta, në stol vjen ndonjë trajner tjetër me më shumë besim tek ylli kuqezi.

Sfidanti.al