Nuk ishte në fushë dhe nuk u ndje aspak mungesa e tij, edhe pse ka shënuar 42 gola këtë sezon. Erling Halandi ishte një spektator (jo edhe aq) i thjeshtë në tribunën VIP të stadiumit “Etihad”, ndërsa e ndoqi me shumë emocion përballjen e Mançester Sitit me Liverpulin. Festoi si i çmendur në 4 golat, pra pati shumë raste për të shpërthyer, ndërsa shpreson të kthehet sa më shpejt për ta ndihmuar ekipin e tij që të mbrojë titullin kampion.
Sfidanti.al