Me kontratën dhe me paratë është në rregull, ndërsa e ndau mendjen për sponsorizimin. Edhe pse kontrata me Najkun (Nike) i përfundoi, dhe Adidasi e Puma e ndoqën për ta pasur të vetin, Erling Halandi vendosi të mos ndryshonte kompani. Ai firmosi akordin e ri me amerikanët, duke qenë po ashtu si shoku i tij tek Man. Siti, Kevin De Brujne. Në të vërtetë, iu desh kohë për të vendosur pasi kontrata e parë përfundoi në janar 2022, dhe për më shumë se një vit ai veshi pikërisht fanela të Pumës dhe Adidasit. Besohet se 22-vjeçari mund të fitojë 20 milionë paundë në vit nga Najku, ndërsa nuk dihet nëse do të jetë gati për Liverpulin këtë fundjavë.
Sfidanti.al