Dimarko i shtohet halleve të Interit me dëmtimet

Simone Inzagi do të ketë një skuadër të sakatuar për ndeshjen e Serisë A ndaj Fiorentinës këtë fundjavë. Interi besohet se nuk do të mund të aktivizojë Federiko Dimarkon, që nuk e ka marrë veten nga problemet në bark të pësuara që në ndeshjen ndaj Juventusit. Do t’i takojë Robin Gosensit që të luajë në vend të tij, ndonëse edhe gjermani ka qenë i dëmtuar dhe vetëm së fundmi është rikuperuar. Mungesa janë edhe Çalhanoglu, Shkriniar dhe i skualifikuari D’Ambrozio.

Sfidanti.al