Zvicra ka hedhur një tjetër hap të sigurtë drejt finaleve të Euro 2024. Skuadra zviceriane mundi pastër 3-0 Izraelin në ndeshjen e dytë të Grupit i eliminator dhe tani kryeson me pikë të plota renditjen. Gjithçka e lehtë për skuadrën me kapiten Granit Xhakën, që gjeti golin e epërsisë me Vargas në minutën e 39-të. Kaq për pjesën e parë, ndërsa pas pushimit zvicerianët vulosën fitoren duke shënuar edhe dy herë të tjera. Vetëm dy minuta nga nisja e pjesës së dytë, Amdouni ndali topion në rrjetë për të dyfishuar shifrat.
Në minutën e 52-të, Uidmer thelloi në 3-0 rezultatin, duke vulosur edhe fatin e kësaj ndeshjeje. Me këtë fitore, Zvicra merr vendin e parë të Grupit i me pikë të plota pas dy ndeshjeve të para eliminatore. Por më shumë se kaq, me tetë gola të shënuar dhe asnjë të pësuar Xhaka dhe shokët e tij konfirmohen si forcë e parë e këtij grupi dhe pretendentë kryesorë për kualifikimin në finalet e kompeticionit që do të zhvillohet verën e vitit 2024 në Gjermani.
Sfidanti.al