Treshja e Partizanit nuk e harroka dot presidentin Demi as në kombëtare!

Fanelën e kanë njësoj si të njërit prej ekipeve të klubeve. Po flasim për tre lojtarë të kombëtares që i lidh një pjesë e përbashkët e karrierës, ajo kur kanë luajtur apo ende luajnë me Partizanin. Këta futbollistë janë Jasir Asani, Ylber Ramadani dhe Andi Hadroj. i pari debutoi në kombëtare si titullar në ndeshjen ndaj Polonisë në Euro 2024, i dyti ka kohë që është futbollist kuqezi, ndërsa i treti është grumbulluar së fundmi, por ende nuk ka mundur të hyjë në fushë. Të tre kanë bërë një foto në Poloni me presidentin e Partizanit, Gazmend Demi, i cili ka qenë në Varshavë për të ndjekur sfidën. Jasir Asani luajti për disa vjet tek të kuqtë, duke shënuar jo pak gola, e duke fituar titullin kampion në 2019, ndërsa pas një përvoje në Hungari ka kaluar në Superligën e Koresë së Jugut, ku po dallohet.

Ylber Ramadani ka qenë shumë vite më parë me Partizanin, deri në vitin 2016 për të vazhduar karrierën jashtë vendit, si në Danimarkë, Hungari dhe tani në Skoci me Aberdinin. Ai është lojtari me më shumë përvojë në kombëtare, ndër ata të Partizanit, pasi ka zhvilluar 25 ndeshje e ka shënuar një gol. Hadroj, ndërkaq, vazhdon të jetë pjesë e të kuqve, edhe pse u mendua se do të largohej në janar. Lojtari i krahut ka qenë vazhdimisht tituklar dhe ka luajtur 25 ndeshje në kampionat duke shërbyer edhe 5 asistë.

Sfidanti.al